9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Inspektohen kazinotë në Rahovec, mbyllet një

Inspektorët e Komunës së Rahovecit, në koordinim me inspektorët e Departamentit të Lojërave të Fatit në ATK, kanë marrë një aksion për inspektimin e kazinove të cilat janë në komunën e Rahovecit.

Aksion është ndërmarrë duke u bazuar në Ligjin për Lojërat e Fatit. Me këtë rast, një kazino është mbyllur, ndërsa të tjerat janë urdhëruar t’i plotësojnë kriteret e parapara me ligje të cilat janë në fuqi.

Muhamet Behra, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Rahovecit, në lidhje me aksionin e ndërmarrë thotë se ky aksion ka qenë i nevojshëm dhe i gjithë aksioni është zhvilluar në koordinim me inspektorët e ATK-së. Si rezultat i këtij aksioni është bërë mbyllja e një kazino dhe të tjerat janë urdhëruar që t’i plotësojnë kriteret e parapara me ligj.

Gjatë këtij aksioni kanë qenë të angazhuar edhe policia e stacionit në Rahovec.

Inspeksioni largon shitësit në rrugë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Rahovecit, po ashtu, njofton se ditës së diel kanë marrë një aksion për largimin e shitëseve në ditën e tregut në fshatin Ratkoc, të cilët kanë penguar lëvizjen e komunikacionit.

Si rezultat i këtij aksioni nga inspektori për çështje komunale dhe inspektori i komunikacionit,, të gjithë shitësit janë larguar nga rruga kryesore të cilët kanë penguar komunikacionin në rrugën kryesore që kalon përmes fshatit Ratkoc dhe janë dislokuar në pjesën më të përshtatshme për shitësit dhe blerësit.

Sipas drejtorit Behra, aksione dhe inspektime të ngjashme në koordinim me institucionet relevante, do të ketë në vazhdimësi në gjithë komunën e Rahovecit.

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Lajmet e Fundit