17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Prizren: 241 muaj burgim për policët e akuzuar për korrupsion

241 muaj burgim apo 20 vite burgim është dënimi i gjykatës së Prizrenit për 20 zyrtarë policorë të Kosovës të akuzuar për marrje ryshfeti gjatë kontrolleve në trafik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Të akuzuarit e këtij rasti janë Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkoviq, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, gjatë muajit dhjetori 2016, gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, si bashkëkryerës duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, kanë kërkuar dhe pranuar dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Sipas aktgjykimit Shemsi Demollit iu shqiptua dënimi unik me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

Të akuzuarit Safet Veliut iu shqiptua dënimi unik me gjobë në shumën prej 3 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 31 muajve.

Naser Rama mori dënimin unik megjobë në shumën prej një mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Afrim Rafunës iu shqiptua dënimi me gjobë në shumën prej një mijë euro, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj

Muhamet Buzhala mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 12 muajve.

Ivica Gjokiq mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 2. mijë e 500 euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 25 ) muajve.

Ismail Azemi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Alush Elshani mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve.

Blerim Zylfaj mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve.

Bekim Zogaj mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Qerim Beqiri mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Azem Goxhufi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Ardian Rrecaj u dënua me gjobë 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Sasha Nedelkoviq mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1mijë euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve

Shaban Gërguri mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve.

Shemsi Zejnullahu u dënua meme gjobë 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Aziz Krasniqi u dënua me gjobë ne shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Lulzim Gashi mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve.

Shefki Zeka mori dënimin unik me gjobë në shumën prej 1 mijë e 500 euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve.

Nuhi Zogaj u dënua me me gjobë me shumë 1 mijë euro dhe me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Më Shumë

50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit