14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Is Company” nga Prizreni,padit Ministrinë e Dardan Gashit

bageriEdhe Ministria paditet për Prevallën. Kompania “Is Company” nga Prizreni ka hedhur në gjyq Ministrinë që udhëhiqet nga Dardan Gashi. Pronari i kompanisë pretendon se Ministira i ka bërë dëm firmës së tij me mbi 450 mijë euro gjatë rrënimeve në Prevallë. Ndërtimet thotnë se i kanë bërë me leje të komunës së Prizrenit. E Ministria deri më tani ka dorëzuar në Prokurori 20 kallëzime penale.

Kështu nuk është vetëm Ministria e Mjedisit ajo që po ngritë padi për ndërtimet në Prevallë. Kësaj radhe një kompani që kishte investuar në këtë fshat turistik të Kosovës e ka paditur MMPH-në. Padia fillimisht kishte shkuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, por që tash ka shkuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative,shkruan Tribuna.

Is-Company, firmë e vëllezërve Bajraktari nga Prizreni ka hedhur në gjyq Ministrinë duke pretenduar se i është bërë dëm gjatë rrënimeve në Prevallë. Ismet Bajraktari, pronar i kompanisë sqaron për gazetën se Ministria i ka bërë shumë dëme firmës së tij. Sipas Bajraktarit, gjithë investimi i tij në Prevallë ka qenë me leje dhe sipas ligjit.

“Në vitin 2007 kam marrë leje nga komuna e Prizrenit për të investuar në Prevallë. Përveq që kemi ndërtuar vila, kontejnerë ne kemi investuar edhe në rrymë, ujë, kanalizim dhe rrugë. Me një fjalë gjithë puna jonë 18 vjeçare në Zvicër është prishë për një ditë nga Ministria”, thotë Bajraktari për gazetën “Tribuna”. Ai pretendon se dëmi që i është bërë kap vlerën rreth 450 mijë euro. Bajraktari shpreson në drejtësi dhe se do ta fitojë këtë rast në gjykatë. “Nëse ka ligj do të fitoj. As unë nuk jam për me prishë pasurinë e shtetit por krejt këto çka kam bërë i kam bërë me lejen e tij”, thotë Bajraktari. Ai madje ankohet në qeveritarët të cilët sipas tij prishën gjithçka para vetes pa pyetur për leje e as për ligje. “18 vjet mund në Zvicër me u prishë për një ditë. Unë kam ardhë me investu në Kosovë e jo me mbet rast social”, thotë Ismet Bajraktari.

Më Shumë

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit