3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Isa apo Ramushi

Isa mustafa me ramushin ne kuvendMë së largu nga mesi i javës do të dihet se çfarë do të ndodhë me koalicionin e madh LDK-AAK-Nisma dhe VV.

Kështu ka thënë të dielën zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili në shumicën e takimeve ka qenë afër Isa Mustafës me liderët e bllokut.

Ai ka deklaruar se aktualisht ky koalicion nuk ka qëndrim unik sa i përket postit të kryeministrit dhe, sipas tij, pas lëshimit të postit të kryeparlamentarit, duhet të ridizajnohet marrëveshja e bllokut.

“LDK-ja beson se ne duhet ta udhëheqim qeverinë e ardhshme”, është shprehur Gecaj.

Por anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se kërkesa e LDK-së për ta marrë postin e kryeministrit është e papranueshme.

Sipas tij, LDK-ja është duke gabuar. /epoka e re/

Më Shumë

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit