19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Isa Mustafa mposht koronavirusin – rezulton negativ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur që ta mposht koronavirusin.

Këtë ai e ka bërë tëë ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Dua të ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.
Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit.
Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.
Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!
Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.

Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.
Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.
Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.
Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.
Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre. 

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit