15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ish-deputeti i LDK-së kryen operacion të zemrës në Shkup

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku, ka kryer një intervenim në zemër.

Baxhaku, i cili është vet kirurg me profesion, ia ka besuar intervenimin në zemër kardiokirurgut maqedonas Zan Mitrev, shkruan Gazeta Shneta. Siç bëhet e ditur gjendja shëndetësore e Baxhakut është e mirë, ka raportuar tv opoja. Intervenimi është kryer në klinikën ‘Zan Mitrev’ në Shkup.

Kujtojmë se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që dy vjet është funksionalizuar me orar 24 orë Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. Në këtë klinikë kryhen operacione në zemër të hapur.

Përveç kësaj në disa spitale private kardiokirurg të njohur kosovar kryejnë pothuajse të gjitha llojet e operacioneve në zemër.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e vetme kur politikanët kërkojnë shërim në institucione shëndetësore jashtë Kosovës.

Rreth këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra.

Kodra i ka uruar shërim të shpejt Baxhakut, por ka thënë se është e dhimbshme për një doktor që jetën e ka kaluar në spitalet publike, të kryej operacionin në privat e aq më tepër jashtë Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë i Kodrës:

Doktor Hatim Baxhaku qenka operuar nga Zhan Mitrev dhe qenka më mirë me shëndet. Jam i lumtur që është më mirë me shëndet!

I dhimbshëm është fakti se një doktor që jeten e tij e ka qu në Spital Publik, ka qenë edhe Deputet, operimin nuk e kryen në spital publik , por në një privat, aq më keq një spital të huaj!

E vërteta është se prej Hashimit e te poshtë, krejt keni me pasë fatin e Doktor Hatimit nëse gjërat vazhdojnë kështu në shëndetësi.

E një gjë nuk është mirë me harru të gjith politikanët, që këta njerëzit e “patikave” që u kanë votuar juve, nuk i kanë mundësitë të shkojnë në spitale private!

Doktorrit i uroj shërim më të shpejtë. Qoftë e shkuar!

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk...

Lajmet e Fundit