25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren shpallet fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit,  Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, i akuzuari fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo me pëlqimin e të njëjtit, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 3,500 euro, të cilën vlerë Musliu do ta paguaj me 6 këste mujore.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që të paguaj 100 euro shpenzime gjyqësore dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2.

Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Delegacioni nga Luksemburgu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Luksemburgu, në kuadër të vizitave monitoruese dhe vlerësuese...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit