18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ish-polici që e vrau punëtorin në Suharekë, rrihet nga 4 persona në burgun e Pejës

Katër të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë e kanë sulmuar fizikisht ish-policin Shefki Spahiu, i cili e kishte qëlluar për vdekje punëtorin e një kazinoje në Suharekë, muaj më parë.

Në bazë të shënimit zyrtar dhe deklaratat e oficerit, Gazeta Sinjali ka marrë vesh se 24-vjeçari me inicialet M.L., bashkë me 3 të paraburgosur tjerë (A.K., D.L. dhe E.B.) të dielën e 5 janarit, pas ngrënies së drekës e kanë rrahur ish-policin Shefki Spahiu. Aty kanë ndërhyrë oficerët dhe të paraburgosurit tjerë.

Si pasojë e lëndimeve, Spahiut i është dashur të marrë tretman mjekësor.

Pas rrahjes, të paraburgosurit që e sulmuan ish-policin janë veçuar për shkaqe sigurie, ndërkaq ndaj 24-vjeçarit M.L., Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur një aktvendim duke e dënuar.

Me kërkesë të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, në aktvendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali theksohet se kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova ka vendosur që 24-vjeçarit nga dita e djeshme deri më 8 shkurt t’ia ndalojë vizitat nga familjarët dhe korrespodencat përmes mjeteve të komunikimit.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova, masa e tillë do të ndikojë pozitivisht te i paraburgosuri e gjithashtu do të parandalojë shkelje të tjera disiplinore dhe dhkelje të rregullave të brendshme të Qendrës së Paraburgimit nga 24-vjeçari.

Para se ta shpallte dënimin, kryetarja e trupit gjykues ka shkuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë dhe e ka parë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë, e pastaj ka marrë edhe shënimin zyrtar, deklaratën e oficerit që ishte aty në momentin e rrahjes dhe deklaratat e të paraburgosurve.

24-vjeçari M.L. po mbahet në paraburgim për dy vepra penale që e përfshijnë atë në posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave psikotrope dhe analoge. Së fundi, në dhjetor atij i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Lajmet e Fundit