Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është ndaluar në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë.
Sipas informacioneve, më 12 janar 2023 rreth orës 13:30 në Njësinë për Hetimin e Krimeve në Prishtinë ishte iniciuar rasti ndaj A.V. ish-punëtore e kompanisë “Eurosig”.
Ankesa ishte paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i kompanisë, si dhe nga punëtoret F.A. dhe B.G., të cilët kishin deklaruar se e dyshuara në vazhdimësi kishte dërguar e-maila në adresën zyrtare të kompanisë, si dhe mesazhe në rrjete sociale ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, përfshirë edhe në adresat private.
Sipas ankuesve, përmbajtja e mesazheve kishte karakter ngacmues, kërcënues dhe denigrues ndaj moralit dhe integritetit të tyre profesional.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti ishte iniciuar për veprën penale “Ngacmim” nga neni 182, paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Meqë nuk ishte arritur të sigurohej prezenca e saj për intervistim, në koordinim me Prokurorin kujdestar, e dyshuara ishte shpallur në kërkim policor.
Sot, më 03 mars 2026 rreth orës 08:00, ajo është ndaluar nga autoritetet kufitare në Vërmicë dhe është shoqëruar në Njësinë për Hetimin e Krimeve në Prishtinë për intervistim lidhur me rastin.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Pas intervistimit, me udhëzim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
