14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ismaili: PDK do të fitojë në Prizren!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Kosova ka përmbyllur një proces të rëndësishëm demokratik.

“Ne kemi numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi, që tregon se PDK-ja ka përfaqësimin më të madh në nivel komunal. Kurse, sa i përket balotazhit, aty kanë vendosur pazaret politike, të cilat jo domosdoshmërisht tregojnë forcën e një partie”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, PDK-ja do të fitojë edhe në Prizren.

“Prizrenin do ta marrim. Kemi dhënë oferta shumë të mira. Në bazw të trendit të votave me kusht, PDK-ja do të fitojë edhe në Prizren”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Më Shumë

Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit