13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Jabllanoviqët, si djali ashtu edhe baba

jabllanoviq-euml-t-si-djali-ashtu-edhe-baba_hdKryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, teksa ka folur për mediet lokale serbe, është shprehur plot mllef për investimet që po i bëjnë shqiptarët, por edhe Komuna e Mitrovicës, në fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të cilat administrativisht i takojnë Komunës që ai e drejton, ndonëse kjo e fundit në këto fshatra nuk ka investuar as edhe një cent të vetëm.

Babait të ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve, Aleksandar Jabllanoviq, Draganit i ka “djegur” sidomos fakti se në territorin e komunës që ai e drejton, pa leje komunale po ndërtojnë “shqiptarë të Drenicës”.

Sipas tij, në fshatin Bistricë të Shalës së Bajgorës, disa persona, “për të cilët besohet se janë ish-komandantë të UÇK-së”, po ndërtojnë minihidrocentrale në lumin Bistrica, shkruan Zëri.

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Lajmet e Fundit