18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Për dy muaj emërohen 9 zëvendësministra

isa mustafa thaci ,shalaPartnerët e koalicionit qeverisës, PDK, LDK, si dhe partitë e pakicave, nuk kanë arritur që t’i caktojnë emrat e zëvendësministrave të rinj edhe dy muaj pas formimi të Qeverisë, megjithëse qeveritarët vazhdimisht premtojnë se shumë shpejt do të kompletohen kabinetet e ministrive.

Deri më tani nga nëntëmbëdhjetë ministri sa ka Qeveria “Mustafa” janë emëruar vetëm 9 zëvendësministra, ndërsa në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje numri i zëvendësministrave pritet të jetë rreth 50, pasi që me këtë marrëveshje përcaktohet që PDK-ja dhe LDK-ja të kenë të paktën nga një zëvendësministër për secilin dikaster qeveritar, e këtyre do t’iu shtohen edhe disa zëvendësministra nga komunitetet pakicë.

Shkaktari i tejzgjatjes së këtij procesi është interesimi i madh i anëtarëve të partive në pushtet për t’i marrë këto poste…/zeri/

Më Shumë

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit