7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Jacobson lavdëron punën e Gjykatës në Prizren

Jacobson prizren ne gjykatTë premten ambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, së bashku me David Grreer-in, drejtorin e Programit për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial nga USAID-i dhe Xhim Hop-in, drejtor i misionit, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Ambasadorja dhe përfaqësuesit e USAID-it në takim me kryetarin e kësaj gjykate, Ymer Hoxha, diskutuan për gjetjen e mënyrave që lëndët në gjykata të mos grumbullohen.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit Afërdita Kicaj tregoi tri komponentët për të cilët u bisedua.

“1.Përmbarimi i aktgjykimeve- eliminimi i lëndëve përmbaruese në gjykata, 2. Legjislacioni komercial (Ndërmjetësimi, regjimi dhe Ligji i ri për Falimentim) dhe 3. Edukimi i publikut dhe komunikimi me publikun-praktikat transaksionale biznesore, trajnimi juridik dhe për avokim në temat e legjislacionit komercial”, shpjegoi Kicaj.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, vizitën e ambasadores Jacobson e vlerësoi si përkrahje dhe mbështetje për punë të mëtejshme në drejtësi.

Ai tha se është hera e dytë që ambasadorja e ShBA-së e viziton gjykatën e Prizrenit. Kryetari ndër të tjera foli për rezultatet dhe për sfidat e kësaj gjykate.

Po ashtu kryetari Hoxha, e falënderoi ambasadoren dhe bashkëpunëtorët e saj për investimet që bën USAID-i në të gjitha segmentet e jetës në shoqëri e në veçanti për gjyqësorin.

“Jemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit në atë mënyrë që të krijojmë një ambient të qetë për qytetarët, të joshim investitorët e huaj që të investojnë në vendin tonë sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta përgatisim shtetin tonë për t’u inkuadruar në Bashkësinë Evropiane”, tha Hoxha.

Ndërsa, ambasadorja e përkrahu punën e mirë të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe premtoi që edhe në të ardhmen Qeveria e saj do ta mbështesë Kosovën. /kallxo.com/

Më Shumë

Totaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka vizituar sot Këshilli i Bashkësisë Islame...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit