6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Jahjaga dënon sulmin: Akt i patolerueshëm

42-29513831Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që la një të vdekur dhe dy të plagosur.

“Ky sulm ndaj EULEX-it, mision ky i cili bënë përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë të vendosin rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës”.

“Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës”.

Sulmet e këtilla mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë, në një periudhë të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, që synojnë gjithëpërfshirjen, janë përpjekje për të krijuar klimë të pasigurisë dhe të frikës”.

Duke e dënuar fuqishëm sulmin, Presidentja Jahjaga kërkon nga qytetarët vetëpërmbajtje dhe qetësi, me qëllim të krijimit të një klime të qetë në prag të zgjedhjeve, që do të mundësonte votim të lirë dhe të dinjitetshëm për secilin qytetar në çdo pjesë të Kosovës.

“Ftojmë organet e rendit dhe sigurisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të ndërmarrin të gjitha hapat që kryesit e këtij sulmi të përballën me drejtësinë”.

Njëherit, Presidentja Jahjaga i ka telefonuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, për të shprehur ngushëllimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e kolegut të tyre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit