19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Jahjaga kërkon mbledhje urgjente të Komisionit për falje

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pranuar me shqetësim njoftimet e sotme në mediat e Kosovës se njëri nga të burgosurit e falur dyshohet të jetë recidivist. Jahjaga, bazuar në informacionet e publikuara në media, ka kërkuar mbledhjen urgjente të komisionit profesional për falje, për të vërtetuar dyshimet e ngritura në media.
Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin se Sedat Berisha është falur me dekret të presidentes së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2014, pas konstatimit të komisionit profesional për falje, bazuar në dokumentet dhe informatat e prezantuara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se i burgosuri i plotëson kriteret e parapara me ligj dhe rregulloren e Presidentes për falje,shkruan telegrafi.

Presidentja Jahjaga shqetësimin e saj ia ka shprehur edhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të zbardhjes sa më të shpejtë të këtij rasti.

Jahjaga falënderon mediat e Kosovës për vigjilencë, duke vlerësuar rolin e tyre të Rëndësishëm në shoqëri si kujdestar të mirëfilltë të institucioneve të vendit

Më Shumë

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Lajmet e Fundit