17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Jahjaga mori pjesë në koncertin e shënimit të 237 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Jahjaga-4korrikuPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në koncertin e organizuar për nderë të 237 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbajt në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe nënkryetari i Prishtinës, Avdullah Hoti.

Në një fjalim të mbajtur me këtë rast Presidentja Jahjaga deklaroi se Republika e Kosovës i shpreh falënderimet më të përzemërta popullit amerikan, dhe shtetit amerikan që gjithmonë ka qenë pranë nesh, ka qenë në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të shtetit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë, dhe do të jetë gjithmonë në proceset e shtetndërtimit, në proceset e demokracisë, në fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe në avancimin e mëtutjeshëm të rrugës sonë euroatlantike”, deklaroi Jahjaga.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i demokracisë, vend i lirisë, vend i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. SHBA-të janë promotorë i paqes dhe stabilitetit, janë garantues i të drejtave dhe lirive të popujve kudo në botë.

”Pra, në emër timin dhe në emër tuajin, e nderuar Ambasadore, të gjithë qytetarëve të SHBA-së iu urojmë këtë ditë të madhe tuajën, por edhe tonën. Gëzuar!”, tha ajo./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani fiton ndaj Dukagjinit në Suharekë

Ballkani, ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, e vlefshme për javën e nëntë të...

Gjoba për personat që hynë me vetura në parkun rekreativ të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku disa persona janë futur me automjete në zonën e parkut rekreativ...

Lajmet e Fundit