6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Jahjaga: Nesër, testi përfundimtar

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale të raundit të dytë, ato të balotazhit, që do të mbahen nesër, në 25 komuna të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka thënë se kanë diskutuar për sigurinë e votuesve, duke vlerësuar se të gjithë mekanizmat për mbajtjen e zgjedhjeve janë përgatitur për garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

“Ligji do të garantohet në rast të cenimit të votës së lirë dhe askush nuk do të amnistohet për shkelje të së drejtës elementare të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e 1 dhjetorit duhet të dëshmojnë se Kosova është shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë. Duhet të dëshmojmë integrimin e secilit qytetarë në shoqërinë dhe institucionet e vendit dhe të atyre të komunitetit serb në veri të territorit të Republikës së Kosovës dhe kjo do të përmbyll një kapitull të kundërshtimeve mes nesh duke i ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe duke hapur perspektivën e integrimeve evropiane. Nesër është testi përfundimtarë dhe ne duhet ta kalojmë atë”, është shprehur ajo,transmeton KP.

Presidentja ka thënë se duhet garantuar zgjedhje të qeta, demokratike, të ndershme dhe të drejta dhe vota e secilit qytetarë të jetë e pacenueshme dhe se atyre do t’u garantohet vota në secilën pjesë të vendit.

Ajo gjatë ditës ka takuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, vëzhgues të punës së prokurorisë dhe të të gjithë procesit të zgjedhjeve.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Lajmet e Fundit