7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Jakup Krasniqi: Nuk e kam braktisur NISMËN

Jakup Krasniqi-Nisma

(E plotesuar) Jakup Krasniqi ka përgënjeshtruar lajmin se ai e ka braktisur NISMËN. Lajmi se ai është larguar nga kjo parti për tiu bashkuar Vetëvendosjes pas përqamjeve me Fatmir Limaj nuk është i vërtet.

“Jo aspak nuk është e vërtet. Unë jam shumë mirë te NISMA. Nuk kemi kurrfarë mosmarrëveshje me Fatmirin. Unë jam takuar kam pirë kafe sot me Albin Kurtin mirëpo ka qenë vetëm në kuadër të miqësisë asgjë tjetër”, ka thënë Krasniqi për Zërin. /Zëri/

Jakup Krasniqi braktis Nismën, i bashkohet Vetëvendosjes?

Jakup Krasniqi ka mosmarrëveshje me Fatmir Limajn dhe pritet që të braktis Nismën për Kosovën.

Burime të Express thonë se Jakup Krasniqi është takuar sot në drekë me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti në restorantin ‘Amadeus’ në Prishtinë.

Çarja në mes të Krasniqit dhe Limajt është aq e thellë sa që ish-kryeparlamentari së fundi ia ka kushtuar edhe disa shkrime në Facebook.

Në sy ka rënë një shkrim i tij i fundit, ‘bukëpjekësi dhe qeni’.

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Lajmet e Fundit