Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për xhiron e 33-të.
Në ndeshjen e fundit, skuadra nga Suhareka ka fituar në Malishea, ndërsa Jashanica ka qenë protagonist me gol.
Duke folur për çmimin, ai ka thënë se e gëzon forma aktuale e skuadrës.
“Jam i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’. Çdo sukses e çmim është motiv shtesë. Më gëzon fakti që skuadra është në formë të mirë dhe po rrugëton drejt titullit të tretë radhazi. Uroj që edhe në tri ndeshjet e mbetura të kemi paraqitje të mira dhe ta përmbyllim edhe këtë edicion me trofe”, ka thënë Jashanica.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit