16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Jasharaj:Nuk jemi tërhequr e s`do të tërhiqemi pa u realizuar kërkesat tona

Greva në arsim dhe administratë vazhdon edhe sot, përkundër ndërmjetësimit të Avokatit të Popullit, i cili po përpiqet të gjejë një zgjidhje ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë. Vazhdimin e grevës e ka konfirmuar kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përkundër paralajmërimeve se kjo organizatë ka heqë dorë nga kërkesa për 100 euro shtesë.

Raportimet në media se pas ndërmjetësimi të Avokatit të Popullit, SBAShK-u është tërhequr nga kërkesa kryesore e grevës, për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik dhe se ka pranuar 50 eurot e ofruara nga qeveria nuk janë të vërteta. Kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga kreu i SBAShK-ut, njëherësh kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se greva në administratë e arsim do të vazhdoj.

“Ne nuk jemi tërhequr dhe nuk do të tërhiqemi pa u realizuar kërkesat tona. Dhe, po çuditem nga pak edhe me Avokatin e Popullit. Më ka habitur edhe deklarata e tij me emocione dhe me një optimizëm të ngutur, kur kishte thënë se do të arrihet marrëveshja. Por, e vërteta është se ne nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare për marrëveshje. Ajo çfarë ofron Avokati i Popullit, mbase edhe në komunikim me Qeverinë, është larg realizimit të kërkesave”, tha ai.

Duke u ankuar se nuk kanë asnjë ftesë për takime nga Qeveria dhe ministritë gjegjëse, Jasharaj thotë se janë të gatshëm për takime me ta, në çdo kohë. Ndërkohë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për grevën, Kosovën do t’a vizitoj sot drejtoresha e Përgjithshme e Unionit Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken.

“Susan Flocken, duke e parë situatën tepër të rënduar dhe duke marrë informacione nga ne e mediat, ka lënë të gjitha aktivitetet atje dhe do të vije sot në Kosovë. Sipas komunikimeve me të, ajo ka arritur komunikim me kryeministrin dhe besojmë ne se do të ketë një takim mes saj dhe Kurtit. Do të ketë takime edhe me ne”, shtoi Jasharaj.

Greva e përgjithshme e organizuar nga SBASHK-u në administratë e arsim ka filluar më 25 gusht. Ndërkohë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje dhe ndërprerjesë së grevës, ditëve të fundit ka filluar ndërmjetësimin Avokati i Popullit Naim Qelaj.

Më Shumë

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit