20.2 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Jashari: Gjykatën Speciale ta formojë kushdo tjetër, por jo deputetët tanë

Avokati Tomë Gashi, por edhe kolegët e tij, do të kenë shumë më të vështirë që t`i mbrojnë krerët e UÇK-së para Gjykatës Speciale. Kjo pasi që alibia kryesore e palës mbrojtëse në rastet kur krerët e UÇK-së u akuzuan për krime lufte nga Tribunali i Hagës, nuk ekziston më. Për zyrtarë të organziatave të dala nga lufta e UÇK-së formimi i Gjykatës Speciale vazhdon të shihet si diçka e papranushme për Kosovën.

Dy ish krerë të UÇK-së, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj janë liruar të pafajshëm për shkak se prokuroria nuk kishte arritur të provonte se brenda UÇK-sa ka pasur përgjegjësi komanduese. Kësisoj të dy krerët nuk janë mbajtur përgjegjës për veprimet e ushtarëve të tyre.

Por, procesi i verifikimit të pjesëtarëve të UÇK-së ka motivuar prokurorët e SITF-it, Task Forcës që po heton krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt.

Burime të TV Dukagjinit kanë bërët ë ditur se meqë procesi i verifikimit ka definuar qartë zinxhirin komandues të UÇK-së, hetuesit e SITF po kërkojnë që të merren edhe me rastet e mbyllura nga Haga pasi që mendojnë se e kanë me të lehtë të akuzojnë krerët e ish UÇK-së.

Avokati Tomë Gashi e pranon se procesi i verifikimit ia ka lehtësuar punën prokurorisë.

“Për mbrojtjen do të jetë shumë e vështirë për shkak se do ta ketë më të vështirë që ta dokumentojë se nuk ka pasur hierarki ushtarke, ashtu siç kërkohet me norma juridke, sepse duket se draft ligji, i cili është në përpilim e sipër, parasheh mënyra më të lehta ligjore për të vërtetuar përgjegjësinë komanduese të ndonjë komandanti të UÇK-së, që do të jetë i akuzaur në atë gjykatë. Kjo i bie se mbrojtja do ta ketë shumë më vështirë, ndërsa prokurorët shumë më lehtë”, tha avokati Gashi.

Avokati Gashi thotë se Gjyaka Sepciale nuk i duhet Kosovës, duke marrë shembull rastin “Drenica”, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njëri nga komandantët e UÇK-së janë gjykaur e dënuar në një gjykatë vendore nga gjyqtarë të EULEX-it.

Thotë se të gjitha pretendimet për pjesëtarët e UÇK do të mund të trajtoheshin edhe në gjykatat vendore në bashkëpunim me gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it.

“Unë mendoj se në rastin e grupit ‘Drenica’, që është gjykuar më 27 maj të këtij viti, bashëksia ndërkombëtare (sponsorisuesit e gjyakëts speciale), që janë BE dhe SHBA dhe vetë misioni i EULEX-it, do të duhej që ta përdorin, ironikisht po them, gjykimin e z. Sylejman Selimi dhe Sami Lsuhtaku që ta vërtetojnë se misionet e huaja, në këtë rast EUELX mund të zhvillojnë gjykime pa asnjë incident”, tha Gashi

Ndërsa, për zyrtarë të organziatave të dala nga lufta e UÇK-së formimi i Gjykatës Speciale vazhdon të shihet si diçka e papranushme për Kosovën.

“Kushdo tjetër mund ta formojë atë, përveç deputetëvë të Kuvendit të Kosovës”, thotë Xhavit Jashari kryetar i OVL të UÇK-së.

“Absolutisht jo tash pas verifkimit, por çdo herë është ditur zinxhiri komandues edhe zonat operative edhe komandantët e tyre dhe drejtoria e tyre. Por, gjithë këto gjykime ndaj zotit Limaj dhe ndaj Haradinajt kanë qenë gjykime politike. Gjykata ndërkombëtare ka dështuar në të gjitha rastet, sepse qëllimi ka qenë politik me tendencë të caktuar që të bëjë përpjekje ta barazojë luftën e UÇK-së me luftën kriminale të pushtuesit serb ndaj popullit të Kosovës”, tha Jashari.

Sipas draft ligjit aktual për Gjykatën Speciale, të akuzurave të mundshëm nuk iu lejohet të kenë mbrojtës shqiptar. Por, avokati Tomë Gashi ka formuar një ekip mbrojtës të përbërë nga avokatë vendorë dhe ndërkombëtarë, dy prej të cilëveë kanë qenë palë mbrojtëse në Hagë, në proceset ndaj Haradinajt dhe Limajt. /TV Dukagjini/

Më Shumë

Kryeministri Kurti ua uroi diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të gjeneratës së vitit 2025...

Dardanet U18 intensifikojnë stërvitjet në Prizren para EuroBasketit në Lituani

Përfaqësuesja U18 e vajzave të Kosovës në basketboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për pjesëmarrje në FIBA EuroBasket U18 – Divizioni B, që...

Lajmet e Fundit