2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

John Green, shkrimtari i vitit nga USA Today

John Green-shkrimtarFalë arritjeve që pati me romanin që flet për dashurinë e dy të rinjve, John Green, shkrimtari që bëri bujë me romanin “The Fault in Our Stars”, është shpallur autori i vitit 2014 nga USA Today.

Edhe pse romani i tij u botua në vitin 2012, ai e arriti kulminacionin vetëm në vitin 2014, ndërsa edhe përshtatja filmike e filmit arriti të mbledhë rreth 124 milionë dollarë, film i cili erdhi në interpretimin e Shailene Woodley dhe Ansel Elgort ne rolet e Hazel and Augustus.

Ndërkohë që pritet që të realizohen edhe dy filma të tjerë, të cilët do të mbështeten në skenarët e tij, “Paper Towns” në qershor dhe “Looking for Alaska”.

Sakaq, për sa i përket librave, autori nuk ka paralajmëruar ndonjë vepër të re./ATSH/

Më Shumë

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Lajmet e Fundit