4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Joshua-Fury, mësohet koha dhe vendi kur do të zhvillohet meçi

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn ka deklaruar se ka përgatitur një draft kontratë për sfidën e madhe të peshës së rëndë në boks mes boksierëve britanikë

Anthony Joshua dhe Tyson Fury. Një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë të këtij Divizioni. Hearn është njëkohësisht edhe menaxheri i Joshua.

Ai deklaroi se një kopje e kësaj draft-kontrate i është dërguar palës tjetër, menaxherëve të Fury (Bob Arum dhe Frank Warren), në pritje të një përgjigje dhe për t’u firmosur. Sipas gjasave, kjo përballje do të zhvillohet në qershor të këtij viti, ndërkohë që vendi është ende për t’u vendosur.

“Drafti i parë i kontratës është gati dhe ndodhet në tryezën e Bob Arum. Ky është një hap i madh përpara për këtë sfidë. Në këtë draft pasqyrohen të gjitha detajet për të cilat kemi biseduar gjatë kësaj kohe. Tani presim një përgjigje para se të biem dakord edhe për vendin ku do të zhvillohet sfida”, tha Hearn.

“Mendoj se brenda 2 javëve do të kemi një marrëveshje të firmosur”, tha Hearn. Nga kjo sfidë e parë mes Joshua e Fury, pritet të jenë dy të tilla (e dyta në nëntor-dhjetor 2021), boksierët pritet të arkëtojnë nga 100 milionë dollarë secili. Ky duel mund të zhvillohet në Lindjen e Mesme, si destinacioni më i preferuar.

Më Shumë

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit