Juventus kërkon dhe tre goditje për të mbyllur merkaton

Pasi nënshkroi me Angel di Maria, Paul Pogba dhe Gleison Bremer, Juventus-i synon së paku dhe tre afrime të tjera për të mbyllur merkaton.

Arthur Melo dhe Aaron Ramsey janë drejt largimit nga “Allianz Stadum”. Ndërkohë, Filippo Ranocchia rinovoi deri në 2026 dhe u dergua në huazim te Monza.

Por, për Juventus-in merkato vazhdon. Drejtori sportiv, Federico Cherubini, synon dhe tre emra, Nicolo Zaniolo, Alvaro Morata dhe Leandro Paredes, raporton “Tuttosport”.

Per Zaniolo-n ka një dakordësi me lojtarin, ndërsa mbetet për t’u gjetur vetëm formula e transferimit, pasi Roma kërkon 50 milionë euro të thata.

Pasi rinovoi me Atletico-n, Morata mund të mbërrijë përsëri në huazim te bardhezinjtë. Sulmuesi spanjoll është zgjedhja e parë e Massimiliano Allegri-t si zëvendësues i Dusan Vlahovic-it.

Paredes është një emër që në ambientin bardhezi ndiqet prej kohësh. Argjentinasi shikohet si lojtari i duhur për të marrë rolin e mesfushorit mbrojtës.

Ai kushton rreth 25-30 milionë euro, por mund të arrihet dhe në shkëmbim me Moise Kean. Sulmuesi italian pëlqehet shumë nga PSG-ja.

Sipas mediave italiane, Juventus-i ndjek me interes dhe situatën e Nikola Milenkovic të Fiorentina-s. Serbi ka dhe një vite kontratë dhe kushton 15 milionë euro. Inter-i është gjtihashtu në garë për shërbimet e tij.

/Albanianpost.com

 

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit