U fjalosën në trafik, shoferi del nga vetura dhe godet me grusht 34-vjeçarin në Prizren

Një përleshje ka ndodhur dje në Prizren

Motivi, mosmarrëveshje në komunikacion.

Dy shoferë janë fjalosur mes vete në komunikacion. Kjo kishte bërë që njëri nga ta të sulmojë fizikisht shoferin tjetër 34-vjeçar duke e goditur me grusht.

Sinjali mëson se menjëherë pas kësaj, i dyshuari është larguar bashkë me veturën e tij nga vendi i ngjarjes, ndërsa 34-vjeçari ka njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 34-vjeçarin, i cili më pas është dërguar në spital për shkak të lëndimeve të marra nga incidenti.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’./GazetaSinjali/

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit