8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Juventusi dhe agjenti Mendes po punojnë për ta transferuar Cristiano Ronaldon

Tuttosport pohon se Juventusi dhe agjenti Jorge Mendes janë duke punuar zellshëm për transferimin tronditës të Cristiano Ronaldos në Torino.

Ky spekulim është lajmi kryesor në ballinën e gazetës italiane për ditën e diele, transmeton Gazeta Express.

Sipas së përditshmes italiane, agjenti i Ronaldos, Mendes, punoi për ta sjellë portugezin Joao Cancelo në Juventus, e cila u arrit dhe finalizua me sukses për 40 milionë euro javën që shkoi, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes 11-vjeçare me hierarkinë e Juves.

Me marrëdhëniet e Mendes dhe drejtuesve të Juves të ndrequra tashmë dhe Cristiano Ronaldon në kërkim të sfidave të reja pas triumfit në Ligën e Kampionëve tri sezone më radhë, “Zonja e Vjetër” do të ishte një aventurë e re për portugezin.

Pas fitimit të shtatë titujve me radhë në Serie A, Juventusi tani përqendrimin e ka në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka fituar që 23 vite. /Express/

Më Shumë

Prezantohet drafti i studimit të fizibilitetit për ujin e pijshëm në Malishevë

Në Kuvendin Komunal të Malishevës u prezantua Studimi i Fizibilitetit për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të pijes në këtë komunë. Studimi ofron...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit