5.3 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Kabashi: Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimitare

Lulzim Kabashi LDDKandidati i koalicionit AAK – LDD  për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, ka uruar drejtorin e Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi për lirimin nga aktakuza e EULEX-it, rreth luftës së UÇK-së. Ai tha se  edhe një herë u rikonfirmua se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimitare. Kandidati Kabashi dhe drejtori i PK-së, Krasniqi kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve; Komunës dhe Policisë.

Kabashi po ashtu ka vizituar edhe zyrtarët e KEDS-is (ish KEK-ut).Ai gjatë kësaj vizite është informuar mbi problemet dhe preokupimet me të cilat po ballafaqohet ky institucion i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

Ai ka vizituar edhe Qendrën për Aftësime Profesionale në Prizren,me ç’rast është informuar me punën dhe aktivitete e saj. Ai premtoi se nëse zgjedhet kryetar i Prizrenit, bashkëpunimi ndërsintitucional do të jetë shumë i mirë.

Kabashi vizitoi edhe “Hidroregjionin Jugor” në Prizren. Ai më përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje ka biseduar  për punën që është duke bërë ky institucion, sa i përket sigurimit të ujit të pijes për qytetarët, por edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Totaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa

Pas sigurimit të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka folur për herë të parë. Në një intervistë, Totaj ka...

Rritet pjesëmarrja në Prizren: 21,4% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

(PLOTËSUAR) Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në Komunën e Prizrenit ka arritur...

Lajmet e Fundit