16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Kadare: Shqiptarët janë komb i vetëdijshëm europian

Ismial_KADAREShkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka folur pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Paris, kur tre persona të mërkurën sulmuan revistën “Charlie Hebdo”, duke lënë 12 të vrarë dhe 20 të plagosur.

Kadare ka deklaruar për “Gazetën Express” se populli shqiptar s’duhet të vuajë nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identitet evropian, ka lindur në kontinentin evropian, midis qytetërimit evropian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare evropiane. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë. Kombi shqiptar duhet të bindet se është evropian. Është evropian, ka rrënjë evropiane, ka histori evropiane, ka kulturë evropiane, ka kujtesë evropiane, ka gjuhë evropiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, ka thënë Ismail Kadare./Express/

Më Shumë

Zhdukja e burrit në Malishevë, nis operacioni i kërkimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte zhdukur që nga...

Sekuestrohet një autobus në Prizren – shoferi kishte masë ndalimi aktiv

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus pasi drejtuesi i tij rezultoi të ketë masë ndalimi aktiv për drejtimin e...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit