4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Kadare thyen heshtjen, flet për Moikom Zeqon: Ditë zie, pse do t’i mungojë Shqipërisë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga jeta në moshën 71-vjeçare të akademikut të njohur Moikom Zeqo.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai e ka cilësuar Zeqon si një nga ata që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta.

“Ishte një nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”, thotë Kadare.

Sa i përket veprës së Erudit shqiptar, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i menjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që duan”.

Më tej, ai ka deklaruar për mikun e vjetër se letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë dhe është ditë zie, ku ata nuk janë më.

“Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, përfundon Kadare.

Kujtojmë që dy shkrimtarët janë njohur në vitin 1964 pranë Vilës së Musa Jukës, ku gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta “Drita”. Në atë kohë Zeqo nuk i kishte mbushur ende 15 vjeç, ndërsa Kadare sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik. / KultPlus.com

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit