(E plotësuar) I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se do ta pranonte barrën e udhëheqjes së Partisë Demokratike të Kosovës, pasi këtë post do ta lëshoj Thaçi me marrjen e detyrës si president i Kosovës.
Veseli ka thënë se këtë detyrë do ta merrte me nëse e përkrahin organet drejtuese të partisë.
“Me përkrahjen e organeve vendimmarrëse dhe bashkëkolegëve të mi në PDK, do ta pranoja sepse është një privilegj dhe përgjegjësi të udhëheqësh partinë më të madhe në vend”.
Megjithatë ai ka thënë se tani duhet të pritet deri sa të vije ky moment.
“Le të vijmë deri në atë moment, pastaj kolegët e partisë, organet vendimmarrëse do ta vendosin atë se kush do të jetë kryetar. Duhet të keni parasysh se PDK është partia më e madhe, e cila ka vizion, ka kapacitete për të ardhmen e Kosovës. Aty kemi vërtet njerëz që kanë mundësinë dhe aftësinë për të qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”.
Veseli në këtë intervistë ka folur edhe për SHIK’un, duke thënë se ky shërbim nuk i ka bëj askujt shantazhe dhe presione. Njeriu i dytë në PDK ka thënë se ka tentativa për ta njëllsur këtë shërbim.
“Jo, aspak. Nuk e ka patur SHIK luksin të bënte shantazhe me qëllim luftën për pushtet. Për vetë realitetin e situatës së Kosovës. Ne kemi qenë protektorat. Tentativat për njollosje luhen në çdo vend. Ne kemi patur prioritet strategjik bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Misioni i i vetëm ka qenë pavarësia e Kosovës. Pushteti është për mua një çështje relative. Pushtet kush ka miq dhe kush sillet mirë. Milloshevici ka qenë shumë i fortë por s’e ka besuar njeri dhe e ka rrëzuar UCK shume e vogël”.
Kadri Veseli: Ja si e mora nofkën Luli
I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka treguar edhe si i ka mbetur nofka Luli gjatë luftës së Kosovës. Veseli ka thënë se ketë nofkë ia kishin vendosur shokët dhe nuk e kishte zgjedhur vet. Këtë nofkë Veseli ka thënë se kishe marrë në Jabllanicë të Gjakovës.
“Po vetë fakti i lëvizjeve tona të shpeshta të cilat i bënim gjatë veprimtarisë së UCK-së, ishte ndryshimi i emrave se përndryshe do të viheshin në rrezik familjet tona edhe ne gjithashtu. Kjo ka qenë një nga arsyet pse pastaj kolegët më kanë vënë nofkën Luli. Nuk e zgjodha unë. E kam marrë si nofkë të fundit në Jabllanicë të Gjakovës. Sepse kishim shumë emra”, ka treguar ai.
Kadri Veseli rrëfen për jetën dhe veprimtarinë e tij
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka rrëfyer për jetën e tij dhe veprimtarinë për lirinë e vendit.
Ai për herë të parë ka treguar se si ishte fëmijëria e tij dhe cila ishte jeta e tij në qytetin e Mitrovicës, ku ka lindur. Gjithashtu në emisionin “Top Show”, në “Top Chanel”, ka rrëfyer edhe për jetën e tij të inkuadruar në veprimtari për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Unë në fakt kam lindur në Mitrovicë. Fëmijëria ime ka qenë e zakonshme, e qetë, brenda atyre mureve të shtëpive tona tradicionale ku babai im punonte dhe nëna kujdesej për ne. Kam qenë fëmija më i vogël i 7 vëllezërve dhe motrave në familjen time”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit të Kosovës, ka treguar edhe për jetën që ka bërë në Mitrovicë dhe përjetimet e tija për ndërmarrjen Trepça.
“Ka qenë një ambient i shëndoshë sic është traditë në familjet tona shqiptare. Kam lindur në një qytet i bukur, karakteristik, më i zhvilluari ekonomikisht duke patur parasysh që gjigandi ekonomik, krenaria e Kosovës Trepça, është po nga ai qytet, por në të njëjtën kohë ka qenë vend i tolerancës, vend i zhvillimeve artistike kulturore në të gjithë Kosovën që vecanërisht për ne shqiptarët që ishim nën drejtimin e Ish Jugosllavisë. Ka qenë qytet i hapur ku nuk kanë jetuar vetëm Mitrovicarë, por njerëz ët ardhur nga anekënd Kosovës e trojeve shqiptare. Kanë ardhur edhe nga Maqedonia dhe e kanë gjetur veten mirë”, ka thënë ndër të tjera Veseli.