Kadri Veseli premton përkrahje për fermerët e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot fermerët e Prizrenit.

Ai, premtoi përkrahje për të gjithë fermerët.

“Njerëzit që punojnë tokën janë kudo njerëzit më të përkushtuar dhe më të ndershëm. Të tillë janë edhe fermerët tanë, që me mund dhe djersë mbajnë familjet e tyre”, tha Veseli.

“Fermerët e Prizrenit, që sot i takova, por edhe të gjithë Kosovës, në qeverisjen time do të kenë përkrahje shumë më të madhe”.

“ I kuptojmë nevojat e tyre, prandaj edhe do t’i rrisim investimet në sistemet e ujitjes, do ta rrisim kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe do ua subvencionojmë deri në 80 për qind interesin e kredive për prodhim”.

“I kuptojmë rreziqet e punës, prandaj edhe do t’i sigurojmë produktet bujqësore dhe do të investojmë më shumë në ndërtimin e infrastrukturës moderne për grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e prodhimeve bujqësore”.

“Prodhimet bujqësore të tokës sonë do t’i përkrahim dhe në tregun e brendshëm përmes Ligjit të Përkrahjes së Produkteve Vendore”.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit