Kafazi i vdekjes i ISIS-it (Video)

Organizata terroriste ISIS është duke stërvitur gjeneratën e saj të re të vrasësve duke i mbyllur ata në një kafaz të hekurt dhe duke i detyruar që të luftojnë kundër njëri-tjetrit.

Një video propaganduese shtatëminutëshe, e publikuar në mediat sociale tregon fëmijët duke u rrahur ndërmjet vete, derisa komandanti i tyre duke i Inkurajuar.

Videoja, e cila mendohet të jetë bërë në një bazë të ISIS-it në Irak, është bërë për të tërhequr luftëtarët e huaj t’i bashkohen grupit, ka vlerësuar drejtori i “Buckingham University’s Centre of Security and Intelligence Studies”, Anthony Glees.

ISIS-i shpeshherë mburret në lidhje me këto akademi duke i publikuar në mediat sociale, duke iu referuar atyre si “e ardhmja e kalifatit”. /Telegrafi/

https://youtu.be/Rz26yStrvdQ

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit