1 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Kaka tregon për ngjashmërinë mes Ronaldo-s, Ibrahimovic-it dhe Maldini-it

Legjenda e Milan-it, Ricardo Kaka, ka folur rreth situatës së Cristiano Ronaldo-s, derisa portugezin e krahasoi me Zlatan Ibrahimovic-in dhe Paolo Maldini-n.

Gjatë intervistës së tij me “La Gazzetta dello Sport”, legjenda braziliane zbuloi se çfarë kanë të përbashkët Ronaldo, Maldini dhe Ibrahimovic dhe refuzoi të përjashtonte ribashkimin me Adriano Gallianin në Monza.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 luajti me Ronaldo-n në Real Madrid dhe Maldin-in në Milano, por kurrë nuk e ndau dhomën e zhveshjes me Ibrahimovic, i cili iu bashkua kuqezinjve një vit pas transferimit të Kaka në “Estadio Bernabeu”.

Ronaldo u largua nga futbolli evropian në janar, duke iu bashkuar Al-Nassr, një zgjedhje që Kaka e kupton.

“Unë mendoj se ai dëshiron ta lë futbollin duke luajtur. Unë e kuptoj atë, ai është një lojtar i veçantë”, tha fillimisht Kaka për portugezin.

“Lojtarë si ai sjellin në ekip një koncept të thjeshtë. Të fitosh nuk është si humbja. Kam ndjenjën se shumë lojtarë të rinj nuk e kuptojnë këtë. Nëse fitojnë, është mirë, nëse jo nuk ka rëndësi. Nuk është kështu”, shoti Kaka.

“Maldini ishte një shembull i shkëlqyer për këtë. Ai kishte fituar katër Liga të Kampionëve dhe donte të pestën. Lojtarë si ai bëjnë diferencën, Zlatan mund të jetë ende i dobishëm falë mentalitetit të tij”.

Kaka së fundmi ka marrë stemat e tij të trajnerit, por pranon se e sheh veten më shumë si drejtor sesa trajner në të ardhmen.

Ndoshta, ai mund të ribashkohej me ish-drejtorin e Milan-it, Adriano Galliani-n, i cili e solli në Milano në 2003.

“Pse jo? Galliani do të ishte një mësues i shkëlqyer. Kam folur me të në Katar dhe mund të mësoj shumë prej tij. Futbolli italian është ende i gjallë dhe gjithmonë duhet të përballemi me Serie A”, theksoi Kaka.

Gjatë pjesës së parë të intervistës së tij me Gazzetta, Kaka diskutoi të ardhmen e Rafael Leao-s në “San Siro”, duke i thënë yllit portugez të qëndrojë në klub, por duke theksuar se ky është “momenti i duhur për t’u larguar” nëse ai dëshiron.

Më Shumë

43 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot shënohet 43-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 17 janari i vitit 1982 është...

Të shtunën nis punën Misioni i BE-së për vëzhgimin zgjedhjeve të 9 shkurtit

Pasnesër, fillon punën Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të...

Lajmet e Fundit