KGjK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Paga

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 303-të të mbajtur të enjten, ka njoftuar se do t’i drejtohet Avokatit të Popullit për dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, i cili tha se Ligji i Pagave është në kundërshtim me standardet kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky Ligj është në kundërshtim me standardet kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias dhe si i tillë cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit. E ftojmë Avokatin e Popullit që t’i ushtrojë funksionet e tij dhe ta procedojë këtë ligj të Gjykatën Kushtetuese”, tha Zogaj.

Këtë vendim për kërkesë tek Avokati i Popullit për dërgimin e Ligjit në Gjykatën Kushtetuese, kryesuesi Zogaj tha se e morën në mbledhjen e Asmblesë së kryetarëve të Gjykatave.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 6 janar 2023, ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit NR. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit