7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Kallashi i Lirisë

UCK-kallashiShumë luftëra u bënë me kallashnikov. Kreatori i tij, Mikhail Kallshnikov, vdiq sot. Me këtë armë luftoi edhe UÇK. Rrustem Mustafa dhe Rexhep Selimi thonë se “kallashi” ishte arma më e përhapur që u kishte rënë në dorë, e jo pse e kishin zgjedhur vetë atë.

Ndoshta Mikhail Kalashnikov, që vdiq sot në Rusi në moshën 94 vjeçare, mund të ketë qenë i sinqertë kur ka thënë se në vend të armës së njohur të zbuluar prej tij, do të kishte dëshiruar ta krijonte një vegël më të dobishme për njeriun, për shembull – një kosë të barit.

“Do të kisha preferuar ta krijoja një makinë të cilën do ta përdornin njerëzit dhe e cila do të mund t’i ndihmonte bujqit në punë e tyre- për shembull një kosë të barit”, kishte thënë ai.

Por, ja që ai krijoi një armë me të cilën u bënë shumë luftëra dhe statistikat tregojnë se kjo armë ka vrarë më së shumti njerëz në planet ndër të gjitha armët tjera.

Shumë luftëra, frontale e guerile, janë bërë me këtë armë.

Një nga to është edhe lufta e drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Pas lajmit për vdekjen e rusit të njohur, dy ndër figurat më të njohura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi dhe Rexhep Selimi rrëfejnë për lajmi.net ndjenjat ndaj kësaj arme.

Ish Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, thotë se AK-47 ka qenë arma e cila u ka rënë më së shpeshti në dorë ushtarëve të UÇK’së.

Por, ai nuk duket shumë i lidhur me këtë.

Remi: Ndjenja ime është të mos dëgjoj kurrë më për AK-47.Remi: Ndjenja ime është të mos dëgjoj kurrë më për AK-47.

“Me vdekjen e ideatorit, dëshiroj që të vdesë edhe arma AK- 47”.

“AK 47 ishte arma më e afërt që na ka rënë në dorë neve si ushtarë të UÇK’së, e jo që e kemi dashur”.

“Po flas për ndjenjën time … Dhe ndjenja ime është që unë të mos dëgjoj më asnjëherë për këtë armë”, thotë Komandant Remi për lajmi.net.

Drejtuesi tjetër i UÇK’së, Rexhep Selimi, thotë se asnjëherë nuk do t’i thotë “Falemnderit” Mikhail Kalashnikovit.

“Nuk dua t’i them ‘falemnderit’ personit që e ka zbuluar kallashnikovin, për shkak se UÇK’në nuk e ka armatosur ky person.”

“Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi ‘falemnderit’ për këto armë, pasi që ka prodhuar kallashnikovë për ne”.

Rexhep Selimi: Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi faleminderit për këto armë.Rexhep Selimi: Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi faleminderit për këto armë.

“Ka qenë arma më e përhapur, jo pse ne e kemi zgjedhur, por sepse kjo armë është prodhuar në Poliqan të Shqipërisë. Për këtë arsye, kjo armë ka qenë më popullore në Shqipëri, e si rrjedhojë kjo armë është përdorur edhe nga UÇK”.

“UÇK nuk e ka zgjedhur kallashnikovin por Poliqanin, që ka qenë prodhuesi ndër më të mëdhenjtë në rajon të kësaj arme”.

“Sikur Shqipëria do të kishte mundësi të prodhonte ndonjë armë tjetër, edhe UÇK do të përdorte atë”.

“Por, unë personalisht nuk e kam përdorur këtë armë gjithmonë, por e kam përdorur një markë zvicerane”, ka thënë Rexhep Selimi për lajmi.net.

Më Shumë

Kamerat vëzhguese vendosen në Qendrën Historike të Prizrenit, projekti vazhdon edhe në vitin 2025

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka filluar zbatimin e projektit për vendosjen dhe funksionalizimin e kamerave vëzhguese të sigurisë në...

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte. Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në spital, ndërsa me...

Lajmet e Fundit