2.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së nuk e komentojnë kandidaturën e Anton Qunit

Anton Quni deklaroi mbrëmë se do t’i hyjë garës për të parin e LDK’së. Ai premtoi se me të si kryetar, brenda një kohe të shkurtër do t’i ktheje në LDK ata që dolën në Vetëvendosje.

Kandidaturën e tij nuk e kanë komentuar kandidatët e mundshëm për këtë post, por për këtë çështje ka folur Isa Mustafa. Ai shkurt ka thënë se kandidaturat do të jepen ditën që mbahet Kuvendi.

Rreth kandidimit të Qunit dhe emrave të tjerë të mundshëm janë shprehur ish-deputetë dhe anëtarë të partisë.

Quni është i vetmi nga LDK që paraqiti kandidaturën që nga dorëheqja e Isa Mustafës si kryetar i partisë.

Vendimin e Anton Qunit nuk e komentuan për RTK’në, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala, si kandidatë të mundshëm të përmendur në media për këtë post.

Por Isa Mustfa se kandidaturat do të jepen ditën që mbahet Kuvendi.

Reagime rreth emrave për kryetarë kishte edhe nga themeluesit e LDK’së.

Ndërkohë ish-deputeti nga kjo parti Naser Rugova tha se pak rëndësi kanë emrat për kryetar por është me rëndësi që ai që zgjidhet të bëjë një prerje kirurgjike nga ata të cilët siç tha, për 10 vjet e kanë privatizuar partinë.

Ndërsa Muhamet Hamiti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, tha se kandidaturat e vetëshpallura janë të njëanshme .

Konsultat nëpër degë me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK’së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Më Shumë

U përkujtua 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Lajmet e Fundit