Kapen armë të kontrabanduara në Vërmicë

ArmaOficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me armë në pikëkalimin e Vërmicës.

Dogana e Kosovës njoftoi se kontrabanda është zbuluar gjatë kontrollimit të linjës së autobusit Gjermani – Kosovë.

Në atë autobus, armët dhe municioni ishin futur te bagazhi i udhëtarëve, në dy çanta të futura në mes të katër gomave të bagazhit të poshtëm të autobusit.Sipas njoftimit janë gjetur dhe konfiskuar 4 pistoleta të markave të ndryshme dhe 126 copë municion i kalibrit 9mm.

Gjithashtu janë gjetur edhe mallra tjera komerciale, që po ashtu u konfiskuan. Pas zbulimit, rasti ka kaluar në kompetencë të Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit