3.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Kapet me dy armë të gjata në Prizren, prangoset nga policia

Një person është shoqëruar në stacion policor në Prizren, sot rreth orës 15:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”.

Hetuesit e stacionit policor në Prizren në bashkëpunim me zyrtarët policorë të nënstacionit Stredska kanë kryer një bastisje në shtëpi e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata.

Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se tek i dyshuari policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë M48, të cilat i mbante pa leje.

I dyshuari është i komunitetit boshnjak dhe se rasti do të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për të proceduar me veprimet e nevojshme ligjore

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit