Karriera politike, e lidhur me fatin e liderit

Thaci14-17aBajram Rexhepi e pranon vetëm një shef si në parti ashtu edhe në qeveri. E ai është Hashim Thaçi. Në momentin kur ai nuk do të jetë lider partie, as Rexhepi nuk do pranojë të qëndrojë në strukturat drejtuese të partisë. Aktualisht është nënkryetar.

“Një shef e kam në parti, kryeministrin Hashim Thaçi dhe atij i bindem, shef tjetër nuk pranoj as në parti as për kryeministër”, ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme. Ai ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat udhëheqëse nëse Thaçi nuk është kryetar i partisë ose kryeministër.

“Në bisedë me kryeministrin Thaçi i kam thënë se kudo që të jesh t’i, edhe unë do të jem përkrah teje edhe në opozitë nëse është puna. Nëse nuk je shef i partisë t’i, edhe unë tërhiqem dhe shef tjetër nuk pranoj”, ka thënë Bajram Rexhepi në KTV. Por, nuk është vetëm ish-kryeministri i Kosovës, ai që e lidh të ardhmen politike në parti e qeveri me liderin. Para tij ka qenë Hajredin Kuçi, ai që ka thënë se në Qeveri mund t’i përgjigjet vetëm Thaçit../tribuna/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit