15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Kastrati i LDK-së beson se gjykata s’do të merret me pretendimet e VV-së

Jonuz KastratiKundër ish-zëvendësministrit Jonuz Kastrati mund të hapet një proces i ri gjyqësor në rast se dalin të vërteta pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

Dega e VV-së në Malishevë ka ngritur një kallëzim penal ndaj Jonuz Kastratit për dyshimet për nxjerrje të jashtëligjshme të dokumenteve.

Vetëvendosje thotë se Kastrati po e mban jashtëligjshëm pozitën e zëvendësdrejtorit në Qendrën e Kompetencës në Malishevë.

Megjithatë, Kastrati mohon çdo pretendim të Vetëvendosjes. Ai thotë se dokumentin e ka marrë në mënyrë të ligjshme si çdo qytetar në Gjykatën Themelore.

Kastrati thotë se në këto pretendime nuk ka asgjë të vërtetë dhe beson se Vetëvendosje po i bën atij përndjekje politike.

Kastrati deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion të drejtësisë, porse beson fort se as prokuroria, e as gjykata nuk do të merren fare me pretendimet e VV-së.

Më Shumë

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Lajmet e Fundit