8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Katar: Partnerja e futbollistit Lautaro Martinez detyrohet të shkojë në spital pasi gëlltiti copa xhami që iu gjetën në pije

Një partnere e futbollistit argjentinas thuhet se duhej të shkonte në spital pasi kishte gjetur copa xhami në pijen e saj në një klub.

Agustina Gandolfo ishte jashtë për të festuar për partnerin e saj Lautaro Martinez që arriti në finalen e Kampionatit Botëror, ku do të përballen me Francën të dielën.

Modelja është gruaja e sulmuesit Lautaro Martinez dhe ka qenë pjesëmarrëse në ndeshjet e partnerit të saj ne Katar, shkruan The Sun.

Foto: Getty Images

Sigurimi u thirr menjëherë në vendin e incidentit, i cili ndodhi të martën pasi Argjentina kishte mundur Kroacinë në gjysmëfinale.

Sipas raportimeve të shumta, Augustina doli me motrën e saj dhe partnerin e motrës së saj në një qendër tregtare në Doha, sipas raportimeve të shumta.

Megjithatë, gjatë pirjes, grupi thuhet se gjeti copa xhami brenda shishes.

Foto: Instagram

Ata njoftuan menjëherë sigurimin dhe vendosën të shkonin në spital për t’u siguruar që të gjithë ishin në gjendje të mirë , ndërsa vizituan gjithashtu ambasadën argjentinase për të pyetur rreth sistemit të kujdesit shëndetësor të Katarit.

Por raportet në Amerikën e Jugut thonë se atyre u është thënë se copat e xhamit ishin vendosur nga Gandolfo dhe pjesa tjetër e grupit – diçka që e la modelen të shtangur.

Ajo shkroi në Instagram pas incidentit: “Turp, ne kemi ankesën dhe dëshmitarët në klub”.

Foto: Instagram

Më herët atë natë, fansat panë tifozen argjentinase Antonela Roccuzzo që shkëlqente nga gëzimi teksa shihte Lionel Messin duke udhëhequr Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.

Dhe teksa ai prodhoi një paraqitje mahnitëse në fushë, gruaja e tij po dukej magjike në tribunë teksa e shikonte.

Pas bilbilit, Antonella u pa me një buzëqeshje të madhe teksa kishte veshur një fanellë të Argjentinës që shkruante “Messi 10” teksa ngriti dy duart nga gëzimi në terren për të festuar.

Foto: Instagram

Antonela, 34 vjeç, shoqërohej gjithashtu nga tre djemtë e çiftit, Thiago 9 vjeç, Mateo 6 vjeç dhe Ciro 4 vjeç në stadiumin Lusail.

Dhe ajo ndau një foto të adhurueshme të katër prej tyre më pas të gjithë duke festuar me fanellën ikonë të babait të tyre.

Një mori partneresh të lojtarëve shijuan darkën së bashku përpara triumfit.

Foto: Instagram

Gjithsej 19 prej tyre pozuan për foto para një darke në Doha të martën në mbrëmje – megjithëse Antonela nuk shihej askund.

Mes tyre ishin partnerët e Emi Martinez, Nicolas Otamendi, Cristian Romero, Julian Alvarez, Gandolfo.

Ato tani do të bëjnë tifo për partnerët e tyre kur të përballen me Francën në finalen e së dielës. /Telegrafi/

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit