7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Katër të vdekur, 206 të shëruar dhe 453 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 453 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 206 persona.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

206 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit