5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, kërkohet “zbutje e masave ndaj tyre“

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, si dhe kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala kanë vlerësuar se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është i tepërt dhe se duhet të zbuten masat ndaj tyre.

Jashari për Ekonomia Online ka thënë se kjo gjykatë është kundërshtuar nga OVL-ja.

“Ne si organizata të dala nga lufta e kemi kundërshtuar një gjykatë të tillë, kemi protestuar sepse e kemi ditur që është një gjykatë e padrejtë, politike dhe e cila bashkëpunon me Prokurorinë e Serbisë dhe me njerëz të shitur, që ta dëmtojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kemi thënë edhe atëherë që ka qenë gabim i madh votimi i gjykatës ku e kualifikon UÇK-në si një organizatë e përbashkët kriminale. Ata ishin në gjendje të japin edhe jetën e tyre që të sjellin lirinë popullit të Kosovës. Sot po preket në përmasa të luftës së UÇK-së, përmasa e kësaj lufte është kombëtare dhe e gjithë kjo është me sajim”, ka deklaruar Jashari.

Jashari ka potencuar se kjo gjykatë është krijuar mbi raportin e Dick Marty, edhe pse sipas tij, në këtë raport nuk është gjetur asnjë shpifje dhe është bërë e njëanshme me qëllime politike.

“Kjo gjykatë është krijuar mbi raportin e Dick Marty ku deri më tani nuk është gjetur asgjë në shpifjet e këtij raporti dhe përveç nesh- qytetarët, por edhe institucionet është dashur të kërkohet sqarim se pse është sajuar ai raport, ku e fyen luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. Ne besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve që janë atje, ata do të kthehen faqebardhë, por e gjithë tendenca është që të njolloset dhe të barazohet lufta e pastër dhe e drejtë e UÇK-së, gjë e cila nuk do të ndodh kurrë. I ftoj që ta ndërpresin këtë fushatë se është krijuar për shpifje dhe qëllime politike, është e njëanshme dhe mendoj që si e tillë do të dështojnë si proces, por na dhimbsen ata që i duhet më së shumti vendit, që luftuan dhe e krijuan shtetin më të ri Kosovën”, ka potencuar kryetari Jashari.

Me optimizëm, Jashari deklaroi se ata do të lirohen nga kjo ‘aktakuzë famëkeqe’ dhe të vijnë faqebardhë në shtetin e tyre.

Aktakuzën e katër krerëve të UÇK-së, ai e quan ‘aktakuzë famëkeqe për njollosjen e luftës së pastër dhe të drejtë të Kosovës’.

”Ata do të lirohen dhe të vijnë faqebardhë dhe do ta japin kontributin e tyre edhe në familje edhe në ecjen e mëtutjeshme të shtetit, atdheut dhe kombit. Qëllimi i kësaj gjykate është që ta godasë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sigurisht deputetët në atë kohë nuk i kanë lexuar ligjet e dhomave të specializuar brenda kësaj aktakuze famëkeqe që e njollos dhe bënë përpjekje ta dëmtojë luftën e pastër. Të gjithë ata që kanë bërë diçka qoftë gjatë luftës, janë brenda kësaj aktakuzë dhe duhet të bëjmë reagimin tonë nëse ndodh që të dënohen krerët, e them me shpirt le t’i hapin burgjet dhe nëse janë fajtor që po mbahet padrejtësisht atje, secili që ka bërë diçka për liri duhet të shkojmë të gjithë në burg”, ka shtuar ai.

Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, për Ekonomia Online ka thënë se qëndrimi i tyre ende në Hagë është i tepër. Sipas tij, pas katër vjetësh duhet të kalohet në masa më të buta.

Ndërsa, për dëshmitarët shqiptar që po dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale, Shala ka deklaruar se janë të rremë dhe të sajuar dhe intervistimi i të gjithëve po çon deri në vonimin e gjykimit.

“Ne nuk mund të themi që po mbahen as padrejtësisht, as drejtësisht. Vendimin për pafajësinë e tyre e merr gjykata në bazë të provave. Mirëpo, është bërë shumë, është tejkaluar thuajse çdo afat, është e tepërt, sepse nuk mundet të ndodh që asnjeri prej tyre mos ti plotësojë kushtet që ajo masë të ju zëvendësohet me ndonjë masë më të butë, aq më tepër kur janë në përfundim dëshmitarët e prokurorisë, ata të mbrojtur dhe ata të pambrojtur, ata të rremë, ata të sajuar ku shumica janë dëshmitarë të rremë dhe të sajuar, atëherë nuk ka ndonjë arsye që ata të mbahen në burg pasi të dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë sepse ata nuk mund të ndikojnë tek dëshmitarët, dhe do duhej të zëvendësohen me ndonjë masë tjetër dhe asgjë nuk humbin  prej procesit gjyqësor në këtë masë”, tha Shala.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut, Shala ka theksuar se nuk ka asnjë arsye bindëse që krerët të trajtohen si në fillim të procesit.

“Paraburgimi është një masë shumë e skajshme e cila jepet në raste kur ata mund të pengojnë procesin ku mund të ndikojnë tek dëshmitarët. Shumica kanë dhënë intervistën e tyre si dëshmitar, nga aspekti i të drejtave të njeriut nga personat e privuar nga liri, nuk asnjë arsye bindësi që Prokuroria më tutje ti trajtoj sikurse në fillim të procesit”, shtoi ai.

Sipas Shalës, Gjykata Speciale ‘as nuk i bënë hesap’ e as nuk i jep asgjë llogari institucioneve e Kosovës.

“Është dashur që të merret një masë tjetër, Gjykata Speciale pati kërkuar garanci nga Policia e Kosovës nëse do të jenë në gjendje që ta monitorojnë arrestin shtëpiak apo një masë tjetër, përgjigja e Kosovës pasi ishte përgjigje me një vonesë, dhe Gjykata Speciale në një farë mënyre ka bërë shaka me atë përgjigje dhe i injoron të gjithë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës dhe ‘as nuk i bënë hesap’. Gjykata e cila deklaron publikisht që është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe nuk i jep llogari asgjë institucioneve të Kosovës, kjo nuk ndodh askund në botë. Është stërzgjatje e procesit që shumë nga dëshmitarët e mbrojtur të rremë që kanë dëshmuar edhe më herët dhe nuk kanë thënë diçka të re dhe nuk kanë pasur që një numër kaq i madh i dëshmitarëve të thirret dhe zgjatet procesi”, përfundoi ai.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, filluar me dy vite vonesë edhe pse ata u arrestuan më 4 nëntor të vitit 2020.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kryetari Suharekës paraqet nismën për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve, pret sugjerime nga qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vënë në diskutim idetë për kujdesin ndaj të moshuarve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për...

Policia shqiptoi 1.510 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.510 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit