11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Katër vjet pas përfundimit të procesit shfaqen ankesa me emërtimet e rrugëve në Prizren

Organet komunale të Prizrenit kanë intensifikuar punët për vendosjen e tabelave me emrat e rrugëve dhe shesheve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo një gjë e tillë ka ngjallur reagime te qytetarët, lidhur me ndryshimin e emrave në rrugë e sheshe të caktuara. Për këtë çështje, Komuna e Prizrenit të mërkurën ka publikuar një sqarim në lidhje me këtë projekt, me ç’rast ka bërë të ditur se procesi i emërtimit të rrugëve ka përfunduar para 4 vjetësh.

“Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, këto ditë po punon me intensitet të shtuar për finalizimin e projektit për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit. Emërtimi i rrugëve dhe i shesheve është përcaktuar nga një komision prej 10 anëtarësh, i formuar në fillim të vitit 2014, ndërsa puna e këtij komisioni ka përfunduar me miratimin e propozimit për emërtimin e rreth 1800 rrugëve dhe shesheve në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, që ishte mbajtur në maj të vitit 2015”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ekzekutivi komunal ka bërë të ditur se tani vetëm po ekzekutohet vendosja e tabelave, punë kjo që sipas zyrtarëve komunalë është dashur të përfundonte vite më parë.

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit