20.8 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

KDI: 15 raste të mungesës në seanca dhe katër anëtarë “pa gojë” në Rahovec

Haxhi Seferqaj-Naim Cahanaj-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.
Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Rahovecit në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë: Fatmir Iska (AAK) me 11.4 %, Florije Boshnjaku (AAK) me 11.3 % dhe Nahit Elshani (LDK) me 8. 9. % derisa Florida Krasniqi (PDK), Qendresa Kryeziu (AAK), Arsim Kastrati (LDK), Minavere Hoti (LVV) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë ngritur 143 çështje, prej të cilave vetëm 43 % ishin të ndërlidhura me interes për qytetarët ndërkaq 57 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 40.6 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 24.5 % të çështjeve të iniciuara. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura, në këtë periudhë Fatmir Iska (AAK) dhe Florije Boshnjaku (AAK) kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve me nga 13.3 % të çështjeve të përgjithshme.

Sa i përket pyetjeve parlamentare, nga ana e anëtarëve të këtij institucioni janë parashtruar gjithsej 83 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune dhe nga këto 58 % ishin nga fushat me interes për qytetarët e Rahovecit ndërkaq 42 % e pyetjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët nga radhët e AAK-së në në këtë periudhë prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me 38.6 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 20.0 % të pyetjeve të përgjithshme. Më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Rahovecit ishin Xhihad Vuçitërna (PD) me 16.9 % dhe Florije Boshnjaku (AAK) me 10.8 të pyetjeve.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Rahovecit gjatë periudhës Janar-Qershor 2013 ky institucion ka shqyrtuar Rregulloren e Punës së Kuvendit të Komunës, Rregulloren e vendosjes së objekteve të përkohshme në komunën e Rahovecit si dhe Statutin e Komunës se Rahovecit.

Krahas kësaj, gjatë kësaj periudhe Nahit Elshani (LDK) ka propozuar inicimin e dy rregulloreve komunale: Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe Rregulloren për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe Fatmir Iska (AAK) ka propozuar inicimin e Rregullores për shpenzimet e varrimit.

Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca, ku janë shënuar 15 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).

Më Shumë

Etrit Hoti, 2-shi i Vetëvendosjes garon për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Etrit Hoti kandidon për Kuvendin Komunal të Rahovecit, si pjesë e...

Sekuestrohet arma e krimit në Prizren

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që u përdor në një rast të rëndë të dhunës që ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit në rrugën...

Lajmet e Fundit