2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

KDI: Stop betonimit, kërkohet hapësirë gjelbëruese

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shpalosur qëndrimet dhe propozimet për pronën komunale e cila ka qenë e shfrytëzuar nga operatori ekonomik “Ben-af”, duke kërkuar që prona e tillë komunale t’iu kthehet qytetarëve në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion.

KDI nëpërmjet një konference ka thënë se Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me “Ben-af” për shfrytëzimin e pronës komunale në ngastrat kadastrale me sipërfaqe të përgjithshme prej 85.93 ari në lokacionin-kompleksi “Ortakoll”.

Sipas KDI-së, pos kontratës bazë, Kuvendi Komunal i Prizrenit në vitin 2008 dhe 2012 kishte nënshkruar edhe ankesa kontratë me operatorin në fjalë për ti mundësuar kësaj të fundit shfrytëzimin e pronës publike deri në 2016.

Naim Cahani zyrtari i KDI-së, duke mos dashur të vlerësoje procedurat e zgjatjes së kontratës me operatorin ekonomik meqë për rastin në fjalë është ngritur hetim nga organet kompetente dhe duke parë gjendjen ekzistuese të kësaj prone komunale, duke parë tendencat që kjo pronë komunale të kthehet në ndërtim dhe betonim, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon që prona e tillë komunale t’ju kthehet qytetarëve në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion”.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) duke parë si të nevojshme hapësirat gjelbëruese dhe rekreative për qytetarët e Prizrenit rekomandon institucionet lokale që sa më parë të ndalojnë tendencat e uzurpimit të kësaj prone komunale dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që kjo pjesë të mbetet si hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni (park) për qytetarët prizrenas; dhe nëse është nevoja të fillohet edhe mendryshimin e dy planeve rregullative ekzistuese.

Më Shumë

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi...

FSK-ja përkujton viktimat e ortekut tragjik në Restelicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nderuan dhe përkujtuan viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë. Ndryshe 14 vjet më parë ndodhi nga...

Lajmet e Fundit