12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Matoshi tregon se në çfarë forme mund të shpëtoj Kosova

HalilMatoshi-analistKosova gjatë këtyre shtatë vjetëve të shtetësisë së saj si asnjëherë më parë nuk ka qenë më e “lënduar” nga aspekti social e ekonomik. Me një ekonomi në krizë, varfëri e papunësi të madhe, krimi e korrupsion, me eksod masiv… ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën para krizës më të madhe sociale.

Rrugëtimi i Kosovës në 7 vjet ka qenë sa i vështirë, po aq edhe sfidues në shumë fusha. Mirëpo, vitin që lamë pas, i cili u karakterizua me një bllokadë gjashtëmujore, do të mbahet në mend si vit i humbur në të gjitha segmentet e shtetit, shkruan Zëri.

Për këto shtatë vjet të shtetësisë, Kosova është njohur nga 108 shtete, derisa për dallim nga vitet paraprake, në vitin 2014 Kosovën e kanë njohur vetëm katër shtete. Për të gjitha këto dështime barra bie mbi liderët institucionalë, por edhe ata të partive politike.

Analisti Halil Matoshi, thotë për “Zërin” se Kosova në këtë shtatëvjetor gjendet përballë një krize të thellë që nuk ka qenë që nga koha e shpalljes, më 17 shkurt 2008.

Qeveria, ka theksuar ai, duhet të japë shenja se po e rikthen besimin e institucioneve dhe se po vihet në shërbim të qytetarëve, pasi që vetëm në këtë formë mund ta shpëtojë shtetin nga dështimi.

“Kosova në vitin 2015, me këto plagë që po i shohim çdo ditë, është rezultat i keqqeverisjes, nepotizmit, të njerëzve jokompetentë të vendosur në majat e pushtetit, niveli i lartë i korrupsionit dhe i krimit “, ka thënë Matoshi. /Zëri/

Më Shumë

Lajmet e Fundit