20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Kërkohet paraburgim ndaj një shtetasi turk në lidhje me laboratorin e drogës në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit shtetasit turk F.U., nën dyshimin se ai ka kultivuar drogë brenda një mulliri në fshatin Shirokë të Suharekës.

Shtetasi turk është nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve që nga dita e hënë.

Prokuroria, në kërkesën e bërë, ka thënë se F.U. dyshohet se deri më 16 shkurt të këtij viti ka kultivuar hashash, shkurre të kokainës dhe bimë të kanabisit, ndërsa kishte qëllim për të prodhuar narkotikë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Thuhet se bimët janë kultivuar në bashkëkryerje me të pandehurit tjerë A.R., E.M., F.M., E.D., M.V. dhe A.M., brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë të Suharekës.

Gjatë një kontrolli më 16 shkurt, ishte zbuluar laboratori i drogës, duke u konfiskuar rreth 32 kg drogë, të llojit marihuanë e po ashtu 2059 vazo ku ishin mbjellë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

“Me këto veprime, i pandehuri kishte për të kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, nga neni 272 të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri F.U. pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje, substancën të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuanë, të shpallur me ligj si narkotik, të cilat i ka siguruar nga kultivimi i bimës narkotike, e të cilën substancë e ka ofruar për shitje apo shpërndarje personave të tjerë tani për tani të paidentifikuar. Në këtë mënyrë, i pandehuri F.U., kishte për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit