24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Këshilltari i Trump mund të burgoset

Steve Bannon, ish-këshilltar i Donald Trump gjatë mandatit të tij katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë, mund të përfundojë në burg mbi ngjarjet e 6 janarit 2021, ku ndërtesa ikonë e demokracisë amerikane, Capitol Hill, u bastis nga protestuesit dhe mbështetësit e ish-presidentit.

Bannon u thirr nga Komiteti Hetimor por të dëshmuar të martën e 19 tetorit. Mirëpo, ai refuzoi të paraqitej përpara komisionit.

Në këtë mënyrë, Komiteti ka marrë vendimin të çojë në Kongres dhe Senat akuzat për Bannon-in.

Nëse të enjten ato kalojnë të dy dhomat ligjvënëse amerikane, atëherë fjala i kalon Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Komisioni me nëntë anëtarë, shtatë demokratë dhe dy republikanë, votoi unanimisht për çështjen e ish-këshilltarit dhe strategjistit të Trump-it.

Sipas të dhënave që juria shqyrtoi, Bannon kishte dijeni që më parë mbi atë që do të ndodhte në Capitol.

Pamje nga trazirat në Capitol Hill, 6 janar 2021

Por, Bannon qe pushuar nga puna në Shtëpinë e Bardhë që në vitin 2017 dhe ai nuk ishte pjesë e kabinetit në kohën e protestës.

Përtej kësaj, vetë Trump i ka bërë thirrje ndihmësve të tij, të mos paraqiten për të dëshmuar përpara Komisionit. Ai gjithashtu provoi të ndalonte ligjvënësit që të merrnin të dhëna nga Arkiva Kombëtare Amerika. Gjithsesi, kjo përpjekje e tij nuk u aprovua.

Nëse Bannon gjendet në faj, atëherë ai mund të shpenzojë një vit në burg dhe të detyrohet të shlyejë një gjobë të majme.

Çfarë është protesta e 6 janarit?

Është e vërtetë se 6 janari në SHBA shënjon certifikimin e zgjedhjes së Joe Biden, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por, ndryshe nga vitet e shkuara, kur konstituimi i presidentit të ri mbahet mend më së shumti, 6 janari 2021 në historinë amerikane, do të përkujtohet si një ditë e pazakontë e një proteste tërësisht të pazakontë dhe jashtë normales, ku qindra protestues bastisën Capitol Hill.

Pamje nga trazirat e Capitol-it, 6 janar 2021

Pas një marshimi pro-Trump, kundër certifikimit të zgjedhjeve në SHBA, mbështetësit e tij marshuan drejt godinës.

Ata u futën brenda dhe shkatërruan çfarë t’u dilte përpara. Jeta e ligjvënësve amerikanë, u vu në rrezik.

Përtej ngjarjes, me ndërhyrjen e Gardës Kombëtare, u arrit neutralizimi i tyre dhe përfundimi i plotë i procesit që shpalli si fitues të zgjedhjeve Joe Biden.

Ngjarjet më pas u zhvilluan me akuza e kundër-akuza. Në fund, demokratët – dhe disa republikanë – morën vendimin për ta shkarkuar Donald Trump nga posti i tij, pas lënies së detyrës.

Policia me pajime të rënda, Capitol Hill, Washington/SHBA

Pavarësisht faktit se në Kongres kërkesa kaloi, ajo u pre në Senat dhe Trump e ruajti postin.

Por demokratët nuk u ndalën, duke kërkuar një hetim të plotë mbi ngjarjen. Ata kërkuan ngritjen e një Komiteti Hetimor të ngjashëm me atë të 11 janarit 2001, duke parë të arsyeshme thirrjen dhe implikimin e ndihmësve të Presidentit Trump në çështje.

Bannon mund të jetë i pari i burgosur nga ky Komitet, nëse vendimi kalon dy dhomat e përfaqësuesve.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Plagoset aksidentalisht një person në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një person tjetër. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Xërxë, Rahovec /...

Lajmet e Fundit