8.8 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

S’lejohet publikimi i dëshmive edhe të pesë dëshmitarëve në gjykimin ndaj “Burdushit”

Me dëgjimin e dëshmitarëve B.K, E.B, I.T, J.M, Sh.L, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, por gjykata ndaloi publikimin e deklaratave si dhe vendosi që emrat e tyre të publikohen vetëm me iniciale, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Burdudshi po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje, ku përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro.

Në seancën e së martës, dëshmitari V.M, pasi i janë lexuar të drejta e tij ligjore ka hequr dorë nga dhënia e dëshmisë në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala ka ndaluar publikimin e deklaratave të të dëmtuarve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor si dhe ka marrë vendim që emrat e të dëmtuarve të publikohen vetëm me iniciale, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Edhe në seancën e 17 shtatorit, nuk u lejua publikimi i dëshmive të dy dëshmitarëve në gjykimin ndaj Burdushit.

Seanca e radhës në është caktuar të mbahet më 8 nëntor 2021.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie e tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Skandali/ Mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje të gabuar të testit Covid

Zyrtarët britanikë po përballen me pyetje dhe kritika në lidhje me kompaninë e testimit Covid, “Immensa” të lidhur me rezultatet e dyshuara të gabuara...

278 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 278 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID. 22 persona u arrestuan, 14 persona...

A ka vija të kuqe LDK në Prizren, Anton Quni tregon detaje pas rezultatit zgjedhor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor.   Ani pse...

Në fundjavë nuk punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë

Në fundjavë nuk do të punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë. Burime nga Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosova kanë thënë se janë përmbushur...

Kur Balzaku… do të bëhej deputet!

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje...

Malishevë, Krasniqi premton mbështetje për bizneset (VIDEO)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, të mërkurën të shtypur në fletushkë e shpërndau planprogramin e tij nëpër bizneset e qytetit. Pronarëve...

Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur,...

Migjeni në madhështinë e fjalës

Tetori i Dritëroit, është edhe tetori i Migjenit – është shprehur Moikom Zeqo – sepse poetët janë peshorja e botës dhe universit. Kjo datë që...

Përplasje veturash në rrugën Malishevë-Rahovec, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec. Lajmin për Gazetën...

17 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot bëhen 17 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin...

Shaqir Totaj voton në ora 10:00

Kandidatii PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të votojë në objektin e gjimnazit "Remzi Ademaj", në orën 10:00.

Nxënësja nga Suhareka e pranon që e ngacmoi profesorin, kjo është deklarata e saj në gjykatë

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje...

Ylli-Sigal Prishtina në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina do të luajnë në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare. Skuadra e Prishtinës në gjysmëfinale mundi Vllazninë e Shkodrës me rezultat 72:80, takim...

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata...

Kryeministri spanjoll zotohet për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor...

Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga Covidi. Kjo ministri, ka bërë me...

Lajmet e Fundit